Një ekip mobil doganor parandaloi përpjekje për kontrabandën e stolive prej ari me vlerë 1.5 milion denarë. Rasti u zbulua në hyrje të vendit, në pikën kufitare Bllacë, ku inspektorët e Departamentit për Çështje Operative, për shkak të dyshimit të bazuar, kryen kontroll të një automjeti të drejtuar nga një shtetas maqedonas.
Gjatë kontrollit, u zbulua ar i thërrmuar dhe stoli ari me një peshë totale prej 324.7 gramë, të cilat personi, duke pasur për qëllim kontrabandën, i mbështolli në një qese të zezë dhe i fshehu në sirtar nën sediljen e shoferit.
Rasti iu transferua Departamentit të Hetimeve, i cili ngriti kallëzim penal kundër autorit I.M. në Prokurorinë Publike të Shkupit për kryerjen e veprës penale kontrabandë, e dënueshme sipas Kodit Penal.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume