Jon Selimi, studentët dhe njëri nga përfaqësuesit e Lëvizjes Studentore ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili i pyetur se çfarë kanë konstatuar dje në takimin me Grupin e punës për provimin e Jurisprudencës, kryeministri tha shkurt: “Asgjë”.

“Kryeministër, nëse mendoni se ju dhe kolegët tuaj nëpër zyre mund të talleni me mundin tonë, me ditët tona në rrugë dhe me një të drejtë kushtetuese, e keni llogaritur shumë gabim”, reagon Selimi.

Postimi i plotë i studentit Jon Selimi:

“Asgjë.” Kryeministër, nëse mendoni se ju dhe kolegët tuaj nëpër zyre mund të talleni me mundin tonë, me ditët tona në rrugë dhe me një të drejtë kushtetuese, e keni llogaritur shumë gabim.

Për ju, kërkesa jonë mund të jetë “asgjë”, por për ne është gjithçka.

Nuk pranojmë as gjysmë-zgjidhje dhe as pazare politike. Provimi i jurisprudencës teston juristin, jo gjuhën. Ajo “asgjë-ja” juaj sot, vetëm sa e rrit vendosmërinë tonë për të mos u ndalur. Favore nuk kemi kërkuar asnjëherë. Kërkojmë zbatim të ligjit. Dhe nuk tërhiqemi!