MPB njofton se vonë mbrëmë është grabitur një barnatore në zonën e Bit Pazarit në Shkup.

​Siç thuhet në buletinin e policisë, mbrëmë rreth orës 23:50 në SPB Shkup është raportuar se në një barnatore në zonën e Bit Pazarit, një person duke e kërcënuar punonjësen ka marrë një kasë metalike me para.

​Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.