Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka uruar liderin e LVV Albin Kurti, për fitoren në zgjedhjet e fundit.

Në një postim në platformën “X”, ajo ka vlerësuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, teksa i ka kërkuar forcave politike të gjejnë kompromis për të ndërtuar stabilitet institucional në Kosovë.

“Urime @albinkurti për fitoren e zgjedhjeve në Kosovë, dhe, më e rëndësishmja, për procesin e qetë, gjithëpërfshirës dhe të rregullt të votimit.

Që Kosova të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së, forcat politike tani duhet të bashkohen dhe të gjejnë kompromise për të ndërtuar stabilitet institucional.

Pres me padurim të kthehem në Kosovë sa më shpejt të jetë e mundur për të përshpejtuar punën për integrimin e Kosovës në BE dhe për të vazhduar punën për financimin e Planit të Rritjes”, shkruan Kos.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume