Ministri i Kulturës dhe Turizmit do të marrë pjesë në manifestimin “Solstici Veror 2026 në Kokino”, i cili do të mbahet më 21 qershor (nesër), duke filluar nga ora 05:00, në Observatorin Arkeo-Astronomik Kokino.
Ngjarja organizohet me rastin e solsticit veror – dita kur Dielli arrin pikën më të lartë vjetore në horizont dhe shënon ditën më të gjatë të vitit. Vizitorët do të kenë mundësinë të ndjekin lindjen e diellit në një nga lokalitetet më të rëndësishme arkeologjike dhe astronomike në vend, i njohur për vlerat e tij historike, shkencore dhe turistike.
Prania e ministrit në këtë aktivitet konfirmon përkushtimin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për mbrojtjen, promovimin dhe valorizimin e trashëgimisë kulturore, si dhe integrimin e saj në ofertën moderne turistike të vendit.
Organizatorët ftojnë përfaqësuesit e mediave që të ndjekin dhe të raportojnë për këtë ngjarje të veçantë, e cila promovon një nga fenomenet më të rëndësishme natyrore dhe kulturore të vendit.TS