Një 73-vjeçar nga fshati Grushinë i Shkupit ka humbur jetën në një aksident të rëndë gjatë ndezjes së pakujdesshme të një traktori, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Ngjarja tragjike është raportuar mbrëmë rreth orës 19:00 në SPB Shkup nga një institucion privat shëndetësor në fshatin fqinj Haraçinë, ku I. Sh. (73) ishte dërguar pa shenja jete, njofton TS.

Sipas dëshmisë së vëllait të tij, aksidenti ka ndodhur në momentin kur i moshuari ka tentuar të ndezë traktorin, në të cilin ishte e lidhur një makinë mekanike për mbledhjen e sanës. Meqenëse traktori ishte lënë më herët në marsh, sapo është ndezur ka filluar të lëvizë në mënyrë të pakontrolluar, duke bërë që 73-vjeçari të përfshihet nga mjeti i rëndë bujqësor.

Familjarët janë nisur menjëherë drejt ambulancës më të afërt për t’i ofruar ndihmë urgjente mjekësore, por ai u ka nënshtruar plagëve të rënda gjatë transportit.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i është dorëzuar familjes për varrim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume