Tetovasot mëson se më 24 qershor 2026, në ora 15:15, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 12 shtetas të Republikës së Bullgarisë në një objekt në ndërtim në rrugën “Todor Cipovski-Merxhan” në Tetovë.
Bëhet fjalë për persona të moshës nga 34 deri në 66 vjeç, të cilët janë hasur duke punuar në objekt. Sipas policisë, ata kanë qëndruar në mënyrë të parregullt dhe nuk kanë qenë të paraqitur në zonë sipas procedurave ligjore.
Tetovasot mëson se personat janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe ndaj tyre do të ngriten procedura përkatëse sipas Ligjit për të Huajt.