Ejup Berisha

 

 

Kur flas për diplomacinë më së shumti më tërheq tema e fuqisë së butë. Ky është një koncept i marëdhënieve ndërkombëtare që i referohet aftësisë së një vendi për të ndikuar më me efikasitet te të tjerët përmes atraktiviteteve të pranueshme si: Dipomacisë,arsimit, kulturës, gjuhës, muzikës, kinematografisë dhe kuzhinës në vend të përdorimit të forcës ushtarake apo dhe ndikimt ekonomik. Fuqia e butë është  formë ndikimi e bazuar në bindje e jo në detyrim. Një prej formave të fuqisë së butë është dhe diplomacia humanitare. Kjo formë diplomacie është procesi me anë të të cilit aktorët humanitarë ndikojnë te qeveritë, organizatat ndërkombëtare, grupet e armatosura, dhuruesit dhe palët e tjera të interesuara për të mbrojtur jetë njerëzish, për të lehtësuar vuajtjet dhe për të siguruar që ndihmat humanitare të arrijnë sigurtë te njerëzit e prekur nga krizat. Është një formë diplomacie e përqendruar në parimet humanitare dhe jo në interesat politike, ekonomike ose ushtarake. Qëllimi kryesor i saj është të sigurojë që njerëzit e prekur nga konfliktet e armatosura, fatkeqësitë natyrore, epidemitë, zhvendosjet dhe rastet e tjera emergjente të marrin mbrojtje dhe ndihmë te sigurtë. Diplomatët humanitarë punojnë për të pasur qasje te bashkësitë e prekura, për të siguruar sigurinë e punonjësve të cilët ndihmojnë, për të promovuar respektin për të drejtën ndërkombëtare humanitare, për ti mobilizuar burimet si dhe për të inkurajuar qeveritë dhe aktorët e tjerë për ti adresuar saktë nevojat humanitare. Diplomacia humanitare ndryshon nga diplomacia tradicionale sepse objektivi i saj qendror nuk është dhënia e përparsisë interesave kombëtare, por mbrojtjes së dinjitetit njerëzor dhe zvogëlimit të vuajtjeve njerëzore. Derisa diplomatët tradicionalë i përfaqësojnë shtetet, diplomatët humanitarë shpesh i përfaqësojnë organizatat humanitare dhe verpojnë në emërin e popullatave të prekura. Në një botë të ndërlikuar të rrezikuar nga konflikte, fatkeqësi të lidhura me klimën, migrimin dhe të shëndetin publik, diplomacia humanitare është bërë një prej mjeteve thelbësore për të siguruar që nevojat humanitare të mbeten një përparësi në procesin e vendimmarrjes ndërkombëtare. Diplomacia humanitare duke e nxitur dialogun, bashkëpunimin dhe respektin për parimet humanitare e nejeta ndihmon në krijimin e kushteve në të cilat njerëzit e rrezikuar të mund ta marrin mbrojtjen dhe ndihmën që u nevojitet. Diplomacia humanitare është praktika e bindjes dhe ndikimit të vendimmarrësve dhe palëve të interesuara për të vepruar në interes të njerëzve të brishtë, me qëllim mbrojtjen e jetëve, lehtësimin e vuajtjeve dhe ruajtjen e dinjitetit njerëzor gjatë krizave humanitare. Diplomacia humanitare i ka disa përparsi dhe veti pozitive kështu përmes zbatimit të saj kemi rritje të besimit, përhapje vlerash dhe rritje të imazhit të politikës. Armik i diplomacies humanitare është manipulimi i tepërt politik sepse kjo mund ti dobëson parimet e neutralitetit dhe pavarësisë humanitare.Diplomacia humanitare kërkon që objektivat humanitare të dallojnë nga interesat gjeopolitike të shteteve. Diplomacia tradicionale karakterizohet nga kompromisi dhe marrëdhëniet pragmatike, ndërsa imazhi publik i veprimit humanitar është e kundërta. Ai ka të bëjë me punën për ideale dhe parime të përgjithshme pavarësisht interesave e aktorëve të caktuar politikë. Verpimi i diplomacisë humanitare është thelbësor, në kohën e duhur dhe i rëndësishëm për zgjidhjen e këtij tensioni dhe për zbulimin e arkitekturës komplekse diplomatike të ndihmës humanitare si dhe shumëllojshmërisë së aktorëve dhe qëllimeve të përfshira.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume