Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë nën dyshimet për posedim të narkotikëve.
Në Stacionin Policor të Tetovës janë ndaluar N.Ç. (33) nga Shkupi dhe A.L. (21) e A.V. (25) nga Prishtina, pasi gjatë kontrollit policor është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Ndaj tyre do të ngrihet kallëzim penal për veprën “prodhimi dhe lëshimi në qarkullim i paautorizuar i barnave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.TS