Policia ka arrestuar edhe tre shtetas të tjerë polakë që ishin arratisur pasi, së bashku me katër bashkëkombës të tyre, dëmtuan derën hyrëse të një depoje ushtarake në vendin e quajtur Erebino në Tetovë informon Tetovasot.
Të arrestuarit janë K.V. (49), O.A.B. (56) dhe S.K.Z. (55). Ata dyshohen për veprën penale “hyrje e paautorizuar në objekte ushtarake”, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të përballen me procedurat ligjore.TS