Një grua 50-vjeçare nga Tetova ka denoncuar në polici keqpërdorimin e kartelës së saj debitore, raporton Tetovasot.
Ajo ka paraqitur rastin më 18 qershor në SPB Tetovë, duke deklaruar se përmes aplikacionit bankar kishte vërejtur mungesë të mjeteve financiare në llogarinë e saj.
Pas kontrollit të raportit bankar, ajo ka konstatuar se në periudhën nga 23 maj 2025 deri më 12 maj 2026 janë realizuar disa transaksione të paautorizuara, duke i shkaktuar dëm prej rreth 80.273 denarësh.
Sipas saj, kartelën dhe të dhënat personale nuk ia ka dhënë askujt. Policia po heton rastin.