Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Një rast i vdekjes së dyshimtë është raportuar në Luginën e Diellit të Zveçanit, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur gjatë datave 18 dhe 19 qershor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë relevante policore dhe mjeku kujdestar.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe mjeku kujdestar i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia, transmeton Klankosova.tv.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume