Procesi i numërimit të votave në Kosovë po i afrohet fundit. Sipas të dhënave të fundit nga Komiisoni Qendror i Zgjedhjeve kanë mbetur vetëm edhe gjashtë kuti votimi për t’u numëruar, shkruan Reporteri.net.
Sipas rezultateve të publikuara deri tash, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë në 42.94 për qind ose 298.468 vota. E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21.14 për qind apo me 146.967 vota.
Lidhja Demokratike të Kosovës ka marrë 17.57 për qind apo 122.112vota, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.16 për qind apo 49.763 vota.