Tetovasot – Një 18-vjeçar nga Tetova është privuar nga liria pasi u kap duke drejtuar një moped “Aprilia” pa poseduar patentë shoferi. Tetovasot raporton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “121”, ndërsa me urdhër të prokurorit i riu është arrestuar sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Sipas informacioneve që posedon Tetovasot, mopedi është konfiskuar dhe do të vijojë procedura ligjore.