Avokati i Popullit në Maqedoninë e Veriut ka reaguar pas raportimeve se në Burgun e Shutkës ka pasur kontrolle të dhunshme ndaj të burgosurve.

“Avokati i Popullit, pas informacioneve të marra se gjatë një kontrolli të kryer nga Njësia për Intervenime e Policisë së Burgjeve, e cila është nën kompetencën e drejtpërdrejtë të Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, në INK Burgu “Shkup” janë lënduar disa persona, sot dërgoi një ekip nga Mekanizmi për Kontroll Civil me qëllim që të kryejë inspektim”, raportoi Avokati i Popullit.

Avokati i Popullit premtoi që në momentin që do të mblidhen faktet dhe të konstatohet gjendja, do të informojë opinionin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume