SHKUP – Katër persona, mes tyre edhe një i mitur 17-vjeçar, janë arrestuar në lokacione të ndryshme në Shkup pasi policia u gjeti dhe sekuestroi marihuanë dhe substancë të bardhë pluhurore.
Tetovasot mëson se të arrestuarit janë D.T. (49), A.B. (33), L.A. (21) dhe një 17-vjeçar. Pas dokumentimit të rasteve ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.