Më 08.07.2026 në ora 20:00 në Vendkalimin Kufitar “Deve Bair”, në dalje të shtetit, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria Ç.A. (40) nga Republika e Shqipërisë.
Gjatë kontrollit kufitar dhe kontrollit të automjetit të rëndë transportues “Volvo” me targa të Shqipërisë, të cilin ai po e drejtonte, në kabinën e tërheqësit u gjetën dhe u sekuestruan 24 paketime me marihuanë. Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa Ç.A. është ndaluar në stacionin policor për procedime të mëtejshme.