Artin Spahiu shpërthen pas kërcënimeve të Albi Qamilit ndaj Rami Mislimit: Sharja e një fëmije 2-vjeçare është varfëri morale dhe falimentim njerëzor
Artin Spahiu ka reaguar publikisht pas pretendimeve për kërcënimin ndaj gazetarit Rami Mislimi, duke dënuar ashpër çdo përfshirje të familjarëve dhe, në veçanti, të fëmijëve në përplasjet politike.
Në një postim në rrjetet sociale, Spahiu theksoi Albi Qamili e ka kërcënuar gazetarin Rami Mislimi dhe e ka fyer vajzën e tij 2-vjeçare. Ai thekson se kërcënimet nuk e impresionojnë, por e cilëson të papranueshme përfshirjen e një fëmije në një konflikt të tillë.
“Të shash një fëmijë 2-vjeçar nuk është më politikë, as debat e as konflikt. Kjo është varfëri morale dhe falimentim njerëzor”, shkruan Spahiu.
Ai shton se burrëria nuk dëshmohet me kërcënime ndaj gazetarëve apo me fyerje ndaj fëmijëve, duke i cilësuar veprime të tilla si “trimëri frikacakësh”.
Postimi i plote: