Aleanca për Shqiptarët vlerëson se deklarata e euroambasadorit Rokas është dëshmi e qartë se Qeveria ka dështuar të japë rezultate konkrete në procesin eurointegrues. Afatet kanë kaluar, ndërsa qytetarët ende dëgjojnë arsyetime, pritje dhe interpretime diplomatike.

Kjo Qeveri premtoi përshpejtim të rrugës evropiane, por solli stagnim. Në vend të hapjes së kapitujve negociues, vendi pret raportin e radhës. Në vend të reformave të vërteta, qytetarëve u ofrohet propagandë.

Partnerët shqiptarë në Qeveri kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për këtë dështim. Ata nuk mund të fshihen pas deklaratave të përgjithshme, sepse premtuan Evropë, ndërsa sot heshtin para bllokadës.

Aleanca për Shqiptarët kërkon përgjegjësi politike, reforma reale dhe kthim të seriozitetit në agjendën evropiane të vendit. Rruga drejt Bashkimit Evropian nuk ndërtohet me fjalë, por me punë, vendime dhe guxim politik.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume