Kryetari i Degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi, ka reaguar pas protestës së mbajtur në Tetovë kundër vendimit për emërtimet e rrugëve, duke falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në marshin protestues.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rexhepi u shpreh se Tetova edhe një herë dëshmoi se mbetet qendra e intelektualizmit, fjalës së lirë dhe e njerëzve që, sipas tij, nuk pranojnë nënshtrim dhe poshtërim.

“Falënderoj nga zemra çdo qytetar që mori pjesë në këtë marsh protestues paqësor, dinjitoz dhe madhështor. Zëri ynë do të vazhdojë të jehojë, ndërsa Tetova do të fillojë përsëri të frymojë shqip”, ka shkruar Rexhepi.

Postimin e tij ai e shoqëroi me hashtagët #EdheRrugëtFlasinShqip dhe #HistoriaNukAbrogohet.