Funksionari i lartë i VLEN-it, Bashkim Hasani, ka reaguar ndaj deklaratave të Bujar Osmanit, duke e akuzuar se betejën politike e ka zhvendosur në media dhe rrjetet sociale.

“Nuk është për t’u habitur që Bujar Osmani e ka zhvendosur betejën te deklaratat në media dhe në rrjetet sociale. Aty nuk ka votë, por ka zë e filozofi që tingëllon bukur, por nuk thotë asgjë”, ka shkruar Hasani.

Ai shton se, sipas tij, pasi qytetarët kanë dhënë verdiktin në zgjedhje, Osmanit i ka mbetur vetëm retorika.

Hasani ironizon edhe kritikat e Osmanit ndaj Izet Mexhitit, duke shkruar se “fajin” e ka Mexhiti pse nuk organizon edhe një palë zgjedhje.

“Ndoshta atëherë bëhet e qartë që problemi nuk është mënyra si flet, por fakti që nuk dëgjohesh më”, përfundon reagimi i Bashkim Hasanit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume