Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai, është bërë sërish temë diskutimi në rrjetet sociale pas publikimit të një bisede, ku shihet duke iu drejtuar një personi me fjalët: “Tash do t’i lëshoj të të gjejnë.”
Mesazhi ka nxitur reagime të shumta, me shumë përdorues që e kanë cilësuar gjuhën e përdorur si të papërshtatshme për një përfaqësuese të zgjedhur. Kritikat janë përqendruar te fakti se zyrtarët publikë pritet të ruajnë etikën dhe qetësinë në komunikim, edhe kur përballen me komente apo kritika.
Pamjet e bisedës po qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale, duke hapur debat mbi mënyrën e komunikimit të figurave publike dhe standardet që pritet të respektojnë në raport me qytetarët.
