Në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, është duke u zhvilluar një operacion policor për lirimin e një gruaje, e cila mbrëmë është marrë peng në një supermarket.

Gruaja është mbajtur peng rreth orës 22:00 sipas kohës lokale, ndërsa deri më tani nuk dihet motivi i rrëmbyesit.
Incidenti ka ndodhur në lagjen jugore të Berlinit, Marienfelde.

“Në këtë moment të dy ndodhen brenda supermarketit. Operacioni është në zhvillim e sipër dhe në këtë fazë nuk mund të jap më shumë informacione”, deklaroi zëdhënësi i policisë, Stefan Petersen-Schumann, për Agjencinë Gjermane të Lajmeve (DPA).