“Po punojmë për një rast të cilin askush në Drejtorinë e Doganave nuk është inkurajuar ta punojë ose nuk ka pasur interes të punojë në një rast të tillë. Ne, si pjesë e aparatit shtetëror të udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski, kemi duar të lira për të punuar mbi gjithçka. Kur ta përfundojmë të gjithë lëndën, do të arrijmë miliona në taksa të shmangura që do t’i arkëtojmë. Dhe shpresoj që në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do të arrijmë jo vetëm te autorët, por edhe te porositësit”, tha drejtori Boban Nikollovski në emisionin “Pro ose Kundër” në Televizionin Alfa.
Këtë vit, siç theksoi ai, që nga qershori, janë ngritur 91 kallëzime penale nga Departamenti i Hetimeve i Sektorit të Kontrollit dhe Hetimeve.