Një ekip mobil nga Departamenti i Operacioneve parandaloi një përpjekje për kontrabandë të dy mijë copëve flakone me tretësirën mjekësore “Gadonans”, të cilat një shtetas i Kosovës, shofer kamioni, donte t’i kontrabandonte duke i fshehur në kabinën e automjetit.
Me këtë veprim, Drejtoria e Doganave tregon qartë përpjekjet e saja për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, duke parandaluar që preparatet e pasigurta mjekësore të arrijnë te ata.
Flakonat u sekuestruan dhe Departamenti i Hetimeve ngriti një kallëzim penal kundër autorit të krimit , i dënueshëm sipas Kodit Penal.
Autori, shtetas i Kosovës, i punësuar si shofer në një kompani transporti të Kosovës, po transportonte profile alumini në rrugën Turqi-Kosovë dhe u ndalua për kontroll nga ekipi mobil në pikën kufitare Deve Bair. Kur u pyet nëse kishte diçka për të deklaruar përveç mallrave ekzistuese, shoferi tha se nuk kishte asgjë për të deklaruar, pas së cilës, për shkak të dyshimit, u krye një kontroll i detajuar.
Shishet, gjithsej dy mijë copë, të paketuara në paketa dhe qese, me shumicë dhe pa paketimin origjinal, u gjetën në vende të ndryshme në kabinën e automjetit – në shtratin e sipërm, në zgavrën e fabrikuar, në hapësirën mbi sediljen e shoferit, si dhe në bagazhet personale të gjetura në shtratin e poshtëm.
Apelojmë që çdo përpjekje për të rrezikuar sigurinë e qytetarëve do të sanksionohet më ashpër. Preparatet mjekësore, në këtë rast flakonat me tretësirë ”Gadonans 7.5 ml” që injektohet në mënyrë intravenoze gjatë rezonancës magnetike, i nënshtrohen lejeve të detyrueshme të importit, si dhe kushteve të përcaktuara në mënyrë strikte të temperaturës dhe sigurisë për ruajtje dhe transport.
Këtë vit, Drejtoria e Doganave parandaloi 13 përpjekje për kontrabandë dhe sekuestroi gjithsej 29 mijë copë ilaçesh dhe preparate mjekësore.


