Policia e Tetovës ka arrestuar një 19-vjeçar të dyshuar për vjedhje nga një automjet. Siç mëson Tetovasot, më 8 korrik rreth orës 20:30, në afërsi të një lokali në Tetovë, zyrtarët e Policisë Kriminalistike kanë privuar nga liria S.A. (19) nga Tetova.
Sipas policisë, arrestimi është bërë pas denoncimit të K.I. (40), i cili kishte raportuar se nga automjeti i tij “BMW” me targa të Tetovës ishin vjedhur para dhe sende të tjera personale.
Tetovasot raporton se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj të dyshuarit do të ngrihet kallëzim penal.