Urim Saliu

Gjithmonë kam qenë opozitar. Për këtë kam paguar çmim, por kurrë nuk jam penduar. Kam besuar se pushteti duhet të kontrollohet dhe se opozita është shpresa e fundit e qytetarëve.

Katër vite më parë dola hapur në mbështetje të Lëvizjes Besa kundër pushtetit lokal të Teuta Arifit. E bëra sepse besoja se Tetovës i duhej një frymë e re. Sot, po ta dija se ajo fitore do të përfundonte kështu, nuk do ta bëja kurrë. Nuk ia vlen të rrëzosh një të keqe për të sjellë një tjetër.

Dhe e them me dhimbje sepse kjo nuk është më BESA që kam njohur dhe sado që disa mund ta kundërshtojnë,sërish ka shumë të tjerë që në heshjtje pajtohen por për shumë arsye nuk dalin ta thonë..

Nuk është më ajo lëvizje që fliste me zërin e vet. Nuk është më ajo forcë që nuk kishte frikë të kritikonte as partitë shqiptare e as ato maqedonase. Sot, zëri i saj duket i shuar ose më saktë kanë vetëm rrugët që ndreq dhe këtë s’ka si e mohon kush,por rrugët vetëm emra shqip nuk kanë . BESA duket sikur flet me një zë që nuk është i saj, por me një zë që i diktohet nga një koalicion politik që nuk ka qenë kurrë natyral.VLEN ska për të qenë kurrë natyral.Ditën që do prishet do vërshojnë kritikat pafund kundër njëra tjetrës pa u kursyer sepse aty do shpërthejë mllefi i akumuluar gjatë.

BESA nuk duhej të futej në një strofull ku humbi identitetin e saj. Dikur ishte simbol i guximit politik. Sot, nga mëngjesi deri në mbrëmje dëgjon vetëm tri shkronja – BDI , ndërkohë që partneri i saj real në qeveri është VMRO-DPMNE dhe ka një tjetërqë se përmend kurrë LSDM. Kjo nuk është politika që premtonte.

Pikërisht BESA ishte shpresa ime e fundit se politika në Tetovë mund të ndryshonte. Se do të rikthehej dinjiteti. Sot politika është shndërruar në një hartë lokalizmash, ku secili lider flet vetëm për territorin e vet dhe jo për shqiptarët në tërësi.Sot gjënë kryesore e nxen asfalti dhe jo çështja shqiptare që degradohet nga maqedonasit secilën ditë.

Që nga momenti kur hyri në këtë bashkëqeverisje me VMRO-DPMNE-në, BESA nuk është më e njëjta. Thellë besoj se shumë njerëz brenda saj nuk ndihen mirë me këtë realitet. Por e durojnë për hir të pushtetit dhe të koalicionit. Megjithatë, koalicionet që ndërtohen mbi interesa dhe jo mbi bindje kanë këmbë qelqi. Herët a vonë, ato shemben.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume