Bashkëkryetar i VLEN-it, Izet Mexhiti fton opozitën shqiptare që të mbështesin propozimet e pushteti për Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat dhe për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Mexhiti tha se kjo është në favor të interesit shqiptar.

“VLEN-i e ka kaluar domethënë në të gjitha filtrat edhe në qeveri edhe në Komisionin e Venecias. Edhe uroj pra opozitën shqiptare të cilët nuk i kanë zgjidhur këtë punë njëzet e dy vite, uroj që tash janë konstruktiv dhe në moment të duhur ta tejkalojnë inatin dhe të votojnë pro interesit shqiptare edhe këtë dy ligjet. Edhe te ligji për jurisprudencën dhe te ligji për përfaqësim adekuat. Ato si opozitë çdo herë mund të kenë edhe kërkesa dhe më të mëdha, por kur t’ju vijë rasti që të kthehen mund t’i përmirësojnë t’i bëjnë edhe më të mira. Tash pra i ftoj publikisht, mos të shkojnë me inate, po të jenë në interes… shqiptar, të interesit shqiptar, interesit të, të zgjidhjes së këtyre çështjeve të cilët kanë qenë me, kanë pasur mundësi t’i zgjidhin njëzet e dy vite. Pra, i ftoj publikisht që t’i bashkëngjiten dhe t’i votojmë bashkërisht”