LSDM-ja deklaroi sot se mesazhet e fundit nga Bashkimi Evropian janë dëshmia më e fuqishme se Maqedonia nuk është më pjesë e agjendës evropiane. Nga partia theksojnë se, ndërkohë që BE-ja hap grup-kapituj dhe kapituj të rinj me vendet e tjera kandidate, Maqedonia sërish mbetet jashtë proceseve evropiane.

“Ukraina dhe Moldavia po i hapin negociatat, Mali i Zi dhe Shqipëria po përparojnë, ndërsa shteti ynë nuk është pjesë e dinamikës evropiane. Kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e politikave të paramenduara të Hristijan Mickoskit dhe grupit të organizuar kriminal VMRO. Në vend të përparimit, Maqedonia sot është e bllokuar dhe peng i premtimeve të rreme të Mickoskit, paaftësisë për të zhvilluar politikë shtetërore dhe kriminalitetit”, thuhet në kumtesë.

LSDM-ja vlerëson se ngecja në procesin e integrimit evropian ka edhe pasoja ekonomike, pasi vendet që përparojnë drejt Bashkimit Evropian përfitojnë mbështetje të konsiderueshme financiare për zhvillim.

“Ky izolim politik, të cilin e shkaktoi Mickoski, ka edhe pasoja serioze ekonomike. Ndërsa vendet që përparojnë drejt Bashkimit Evropian marrin miliarda euro mbështetje të pakthyeshme evropiane për zhvillim, Maqedonia merr borxhe të reja prej miliarda eurosh, ndërsa qytetarët përballen me paga gjithnjë e më të ulëta, rënie të investimeve dhe një ekonomi gjithnjë e më të dobët.

Mali i Zi përfiton 3,2 miliardë euro, ndërsa Kroacia deri më tani ka përfituar 30 miliardë euro. Këto janë mjete për arsim më të mirë, shëndetësi, mbështetje për bujqit, ekonomi të fuqishme dhe standard më të mirë jetese.

Me bllokimin e së ardhmes evropiane, Maqedonia rrezikon të mbetet e fundit në rajon për shkak të interesave të një grupi kriminal që i frikësohet drejtësisë dhe Evropës”, deklarojnë nga LSDM-ja.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume