Me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, u ka përcjellë urimet më të përzemërta popullit amerikan dhe të gjithë miqve amerikanë.

Në mesazhin e tij të urimit, kryetari Thaçi thekson se 250-vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara përfaqëson një histori të jashtëzakonshme triumfi për lirinë, demokracinë dhe vlerat universale njerëzore.

“Shtetet e Bashkuara kanë qenë, janë dhe do të mbeten aleati ynë strategjik dhe një mik i pacënueshëm i kombit shqiptar. Mbështetja e tyre për shqiptarët dhe për aspiratat tona demokratike e euroatlantike ka qenë dhe mbetet e një rëndësie të veçantë”, thuhet në mesazhin e urimit duke uruar:

“Gëzuar 4 Korrikun!”

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume