Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, zhvilloi një takim pune me delegacionin e Universitetit “Nënë Tereza”, ku u dakorduan hapat e ardhshëm të bashkëpunimit në kuadër të platformës “Çairi në ritmin e shëndetit”.

Rezultati i parë i këtij bashkëpunimi është organizimi i Shkollës Verore të Notit, e dedikuar për fëmijët e moshës 5 deri në 10 vjeç. Programi do të jetë pa pagesë dhe do të realizohet në pishinën e Çairit, nën udhëheqjen e profesorëve dhe asistentëve të Fakultetit të Kulturës Fizike pranë Universitetit “Nënë Tereza”.

Gjatë takimit u diskutua edhe për zgjerimin e bashkëpunimit në projekte të tjera në fushën e shëndetësisë, sportit dhe arsimit, si dhe për ecurinë e punimeve për kampusin e ri të Universitetit “Nënë Tereza”.

“Investimi në shëndetin e fëmijëve dhe partneriteti me institucionet arsimore mbeten ndër prioritetet tona. Përmes këtij bashkëpunimi po krijojmë mundësi të reja për të rinjtë dhe po ndërtojmë projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien dhe të ardhmen e tyre,” deklaroi Mexhiti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume