Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut, z. Matthew Lawson, ku u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit u vlerësua rëndësia e partneritetit të ndërtuar mbi besimin e ndërsjellë, mbështetjen për proceset demokratike, zhvillimin institucional dhe angazhimin e përbashkët për promovimin e vlerave të përbashkëta.

“Takimet diplomatike marrin kuptim nga cilësia e marrëdhënieve që ndërtojnë. Mbretëria e Bashkuar mbetet një partner i rëndësishëm dhe vlerësojmë mbështetjen e saj të vazhdueshme në forcimin e institucioneve dhe proceseve demokratike në vend,” deklaroi Mexhiti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume