8 korrik 2026, Shkup – Ministria e Financave transferoi edhe 148.6 milionë denarë ose 2.4 milionë euro në Bankën Zhvillimore, mjete të destinuara për të mbështetur investimet e kompanive vendase.

Me transferimin e fundit nga buxheti qendror në Bankën Zhvillimore, vlera e përgjithshme që u plasua në ekonominë vendase për realizimin e investimeve nga kompanitë është 14.5 miliardë denarë ose 235.8 milionë euro.

Buxheti i përgjitshëm për mbështetjen e kompanive vendase i parashikuar në buxhet është 250 milionë euro, kurse vlera e ciklit të investimeve vlerësohet në rreth 300 milionë euro.

Mjetet që i siguroi Qeveria dhe plasohen te kompanitë vendase me kushte të favorshme, kanë për qëllim realizimin e investimeve private, me ç’rast do të sigurojnë zhvillimin e tyre dhe do të stimulojnë rritjen ekonomike. Mjetet do të plasohen deri te shfrytëzuesit e fundit përmes bankave afariste, ku norma e interesit është 1.95% në nivel vjetor, periudha e shlyerjes deri në 15 vjet, kurse periudha grejs është deri në 3 vjet.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume