Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri në 21 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 31 deri në 38 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriore.

Temperatura minimale do të bie deri në 19 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 37 gradë.

Në ditët në vijim moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitje lokale të paqëndrueshmërisë me shi të rërmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Veçanërisht ngrohtë do të jetë deri të dielën kur temperatura e ditës gjithkund do të jetë mbi 30 gradë

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume