Moti sot do të jetë i ndryshueshëm i vrenjtur dhe më i freskët, me kushte për reshje të përkohshme shiu, të cilat në disa vende do të jenë më të bollshme, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Lokalishi do të ketë kushte për paqëndrueshmëri të shoqëruar me shi të dendur, bubullima dhe erë të fortë. Do të fryjë erë e dobët deri e moderuar nga veriu, ndërsa përgjatë Povardarisë herë pas here do të forcohet dhe do të arrijë shpejtësi mbi 50 kilometra në orë.
„Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 9 deri në 18, ndërsa maksimale nga 20 deri në 27 gradë“, thuhet në parashikimin e motit.
Në Shkup do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm i vrenjtur dhe më i freskët me reshje të përkohshme shiu, të cilat lokalishi do të jenë më të bollshme. Në pjesë të pellgut do të ketë kushte për paqëndrueshmëri me shi të dendur, bubullima dhe erë të fortë.
„Temperatura minimale do të lëvizë deri në 15 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë deri në 26 gradë“, njoftuan sinoptikët.
Gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot i qëndrueshëm. Një valë e re e reshjeve të shiut pritet të hënën, ndërsa nga e martja do të ndjekë sërish një periudhë moti të qëndrueshëm, e shoqëruar me rritje graduale të temperaturave ditore.