Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, përmes një postimi në rrjetet sociale iu referua rezultateve të Samitit të NATO-s në Ankara, duke vlerësuar se vendimet e marra do ta forcojnë më tej Aleancën dhe do të kontribuojnë në avancimin e sigurisë kolektive.

“Mesazhi është i qartë: NATO jep rezultate. Rafirmuam angazhimin tonë të përbashkët për investime më të mëdha në mbrojtje, përforcimin e mëtejshëm të aftësive mbrojtëse, një shpërndarje më të drejtë të përgjegjësive midis aleatëve dhe mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën”, shkroi Mucunski.

Ai informoi se në margjinat e Samitit, zhvilloi disa takime dypalëshe me kolegë nga vendet anëtare të NATO-s, si dhe me përfaqësues të lartë të vendeve aleate dhe partnere. Bisedat, siç potencoi, u përqendruan në marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin në kuadër të NATO-s, si dhe sfidat aktuale rajonale dhe globale të sigurisë.

“Si një aleat i përkushtuar dhe i besueshëm, vazhdojmë të kontribuojmë në mënyrë aktive në forcimin e sigurisë kolektive, stabilitetit dhe unitetit”, potencoi Ministri Mucunski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume