Sot në Kuvend u mbajt mbledhja e përbashkët e Komisionit për Çështje Evropiane dhe
Këshillit Nacional për Eurointegrime me një pikë të vetme në rendin e ditës – Prezantimi i
Programit dhe Prioriteteve të Kryesimit Irlandez me Këshillin e Bashkimit Evropian për
periudhën korrik – dhjetor 2026, nga Brendan Vard, ambasador i Irlandës në Republikën e
Maqedonisë së Veriut, me seli në Bukuresht, Rumani.
Mbledhjen e hapi kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Antonijo Milloshoski, i cili u
uroi mirëseardhje ambasadorit të Irlandës, Brendan Vard, dhe zëvendësministres së
Çështjeve Evropiane, Viktorija Trajkov. Në fjalimin e tij të hapjes, kryetari Milloshoski

falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Irlanda ia jep vendit tonë në procesin e
integrimit evropian.
Në fjalimin e tij, ambasadori Brendan Vard theksoi se Irlanda ka një agjendë ambicioze
gjatë kryesimit së saj me Këshillin e Bashkimit Evropian, të bazuar në tre prioritetet
kryesore: konkurrueshmërinë, vlerat dhe sigurinë.
Lidhur me konkurrueshmërinë, ambasadori Vard iu referua sloganit “Një Evropë – Një
Treg”, duke theksuar se zhvillimi ekonomik mbetet një nga prioritetet kryesore të Bashkimit
Evropian. Ai tregoi se një politikë konkurruese bujqësore, digjitalizimi i euros, sigurimi i
kushteve të barabarta për të gjitha ndërmarrjet, si dhe zhvillimi i bioteknologjisë dhe
kërkimeve mjekësore, do të jenë ndër fushat prioritare të veprimit.
Duke iu referuar vlerave evropiane, Vard theksoi se demokracia, respekti për të drejtën
ndërkombëtare, sundimi i ligjit dhe multilateralizmi mbeten parimet themelore mbi të cilat
është themeluar Bashkimi Evropian.
Në pjesën kushtuar sigurisë, ambasadori Vard theksoi se fokusi kryesor edhe më tej mbetet
mbështetja për Ukrainën përballë agresionit rus, si dhe forcimi i kapaciteteve mbrojtëse të
Bashkimit Evropian. Ai shtoi se siguria detare dhe kibernetike janë gjithashtu segmente të
rëndësishme të politikës evropiane të sigurisë.

Zëvendësministrja e Çështjeve Evropiane, Viktorija Trajkov, i uroi Republikës së Irlandës
një kryesim të suksesshëm me Këshillin e Bashkimit Evropian, duke vlerësuar se kjo do të
paraqet një shtysë të re për politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Në fjalimin e saj, ajo
theksoi se Agjenda e Reformave e vendit tonë është një udhërrëfyes i qartë për progresin, i
cili po zbatohet me dinamikë të shtuar. Theksoi se zbatimi i reformave do të kontribuojë për
një standard më të lartë jetese për qytetarët, forcimin e sundimit të ligjit dhe ndërtimin e
institucioneve më efikase dhe më të forta.
Milloshoski iu referua tre postulateve të theksuara nga ambasadori Vard, duke theksuar se
vendi ynë është i harmonizuar me politikat e Bashkimit Evropian.
Pas fjalimeve të hapjes, u hap diskutimi i frytshëm në të cilin morën pjesë deputetët dhe
publiku i interesuar, duke iu referuar rrugës sonë evropiane dhe Agjendës së Reformave.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume