Gazetari Nevrij Ademi ka reaguar pas fyerje dhe përmendje të fëmijës së gazetarit Rami Mislimi gjatë një komunikimi telefonik me nënkryetarin e komunës së Tetovës Albi Qamili, duke e cilësuar një veprim të tillë si të papranueshëm dhe jashtë çdo norme njerëzore.

Në reagimin e tij publik, Ademi shkruan se sulmet verbale nuk e kanë ndalur Rami Mislimin në punën e tij, por thekson se përfshirja e një fëmije 2-vjeçar në një konflikt është një vijë e kuqe.

“Sharjet nuk e kanë ndalur Rami Mislimin. Por të jesh kaq i pacipë, i paedukatë dhe pa moral sa të përmendësh në telefon një fëmijë 2-vjeçar, duhet të jesh vërtet debil i përsosur. Farë e flliqt!”, ka shkruar Ademi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume