Shkruan: Rami Mislimi
Ky është zëvendëskryetari i Tetovës që, disa ditë më parë, mbrojti me gjoks emrin e Mujdin Aliut para popullit.
“Për Mujdin Aliun para meje, mos!” këto ishin fjalët “patriotike” të një gjysmëkryetari të Tetovës, i cili ëndërronte të dukej si njeri i madh dhe të merrte lavde patriotike për mbrojtjen e emrit të dëshmorit Mujdin Aliu.
Por ëndrrat e tij “patriotike” u shuan në momentin që doli përballë VMRO-së. Në komisionin për emërtimin e rrugëve, të themeluar nga Komuna e Tetovës, i udhëhequr pikërisht nga ky “patriot”, jo vetëm që nuk e propozoi emrin e Mujdin Aliut, por e fshiu atë, vetëm që të mos hidhërohej VMRO-ja.
Emri i Mujdin Aliut mbeti vetëm një ëndërr e këtij “patrioti”, që dëshiron të duket i tillë, që në Poroj t’i thonë: “Bravo, burrë!”.
Shqiptarët dhe qytetarët e Porojit e dinë mirë sa fuqi ka VLEN-i dhe sa fuqi ka ky “patriot” i vogël.
E dhimbshme është të luash me emrin e Mujdin Aliut për të fituar patriotizëm politik, por edhe më e dhimbshme është të mos e mbrosh emrin e tij aty ku duhet.
Kur “patrioti” nuk ka guxim ta mbrojë emrin e dëshmorit, pse flet para popullit? Pse ua trazon plagët familjes dhe Babë Qerimit?
Pse përpiqesh të përfitosh politikisht nga një emër me të cilin krenohen tetovarët, kur e di se nuk ke fuqinë ta mbrosh?
Pse kishe frikë ta propozosh para VMRO-së, ndërsa para shqiptarëve rrihje gjoksin?
Ne e dimë, e dinë edhe tetovarët, sa patriotë jeni. Historia e liderëve që ju përfaqësojnë flet vetë.
Ditën i këndoni Adem Jasharit, ndërsa natën bëni koalicione me Mozhme, ditën ecini me Lul Jasharin në Tetovë, ndërsa natën gjunjëzoheni para Stoilkoviqit, ditën i mbani shqiponjatt në zyra, ndërsa natën i këndoni luanit të VMRO-së.
Andaj, mos luajë me dëshmorët. Mos luajë me Babë Qerimin. Mos e trazoni gjakun e Mujdin Aliut kur e dini se nuk keni byth ta mbroni.
Ju mund të mbroni vetëm listën që ua jep VMRO-ja, e jo listën që ua japin shqiptarët dhe tetovarët.