Çdo gjë po shkonte mirë për Zvicrën ndaj Argjentinës, deri në minutën e 72-të. Xhaka me shokë kishin rikthyer baraspeshën në çerekfinalen e Botërorit, ndërsa një simulim i pabesueshëm i Embolo i kushtoi shtrenjtë Zvicrës.

Rregulli “Identiteti i Gabuar” u bë faktor për fatin e sfidës, ndërsa ishte VAR që ndërhyri dhe nderoi Argjentinën. Paredes ishte ndëshkuar fillimisht me karton të verdhë për një simulim të dukshëm të Embolo. Ky i fundit e kishte ndërkohë një karton të verdhë.

Gjyqtari e gjykoi gabim në fushë, për këtë edhe ndërhyri VAR. Pas rishikimit të rastit, Embolo mori kartonin e dytë të verdhë dhe u largua me të kuq. Megjithatë rregullorja e FIFA-s lë vend për interpretim.

“Kur arbitri jep një karton të verdhë ose të kuq, por është e qartë se ka ndëshkuar lojtarin e gabuar të njërës prej skuadrave për shkeljen në fjalë, vetë shkelja nuk mund të rishikohet, përveç rasteve që lidhen me identitetin e gabuar”, shkruhet në rregulloren e re të FIFA-s.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume