Qenan Aliu: Mickoski e shndërroi Ivan Stoilkoviçin në gjenerator të përkeqësimit të marrëdhënieve ndëretnike
Ish-funksionari dhe analisti politik Qenan Aliu ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski, duke e akuzuar se me rolin që i ka dhënë ministrit Ivan Stoilkoviç po dëmton kohezionin ndëretnik në vend shkruan Tetovasot.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Aliu vlerëson se Stoilkoviç, nga një figurë që sipas tij duhej të kontribuonte në stabilitet, është shndërruar në një faktor që cenon marrëdhëniet ndëretnike.
“Kryeministri Mickoski ministrin Ivan Stoilkoviç nga spirancë ngulfatëse të kohezionit e etaboli në gjenerator të minimit të balancës së marrëdhënieve ndëretnike. Këtë fakt kryeministri shtiret sikur nuk e sheh!”, ka shkruar Aliu.
Postimi i tij vjen në një periudhë tensionesh të shtuara në skenën politike, ku deklaratat dhe veprimet e zyrtarëve të lartë vazhdojnë të nxisin reagime të shumta në opinionin publik.TS