Gazetari dhe analisti politik Seladin Xhezairi ka reaguar në lidhje me debatin për emërtimin e rrugëve në Tetovë, duke ngritur pyetje për mungesën e disa figurave të njohura shqiptare në listën e propozuar informon Tetovasot.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhezairi ka përmendur emrin e mësuesit Xhemali Beqiri, i njohur si i burgosuri më i ri i Goli Otokut famëkeq, si dhe poetët Mustafa Laçi dhe Nexhat Pustina.

“KONTEKST për emrat e rrugëve n’Tetovë: Ore, si nuk u gjetën në listë edhe emri i të burgosurit më të ri të Goli Otokut famëkeq, mësuesit Xhemali Beqiri, dhe poetëve Mustafa Laçi e Nexhat Pustina???(!)”, ka shkruar Xhezairi.

Reagimi i tij vjen në kohën kur çështja e emrave të rrugëve në Tetovë ka nxitur debate të shumta politike dhe publike, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe zhvillimeve të fundit në Këshillin Komunal.Tetovasot

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume