Pas temperaturave të larta që mbizotëruan gjatë ditës, Shkupi u përfshi pasditen e sotme nga reshje të dendura shiu, të shoqëruara me stuhi, raporton TetovaSot.

Reshjet sollën ulje të temperaturave dhe lehtësim nga vala e të nxehtit, ndërsa në disa pjesë të qytetit u krijuan vështirësi të përkohshme në komunikacion për shkak të intensitetit të shiut.

Meteorologët kishin paralajmëruar mundësi të lartë për reshje dhe stuhi gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes në rajonin e Shkupit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume