Dy persona nga Ohri kanë përfunduar në paraburgim 30-ditor pas një rasti tragjik me drogë.
Sipas policisë, A.Z. (55) dyshohet se i ka shitur kokainë një 44-vjeçari, i cili më pas e gëlltiti drogën gjatë tentativës për t’i ikur kontrollit policor. Pavarësisht ndihmës mjekësore, ai ndërroi jetë në spital.
Edhe drejtuesi i automjetit, I.M. (32), dyshohet për vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve.Tetovasot