Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës.

Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u shpreh se deri në vitin 2027 do të mbyllen të gjithë kapitujt për anëtarësimin në BE.

“Po si thanë: ‘Iku kjo punë. Nuk ka më negociata’? Por në fakt, jo vetëm ka negociata, por u mbyllën tre kapitujt e parë. Pra filloi numërimi mbrapsht, mbyllja e kapitujve. Dhe ne, duan s’duan ata që s’duan, do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027”, tha Rama.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume