Boksi shqiptar përjeton sonte një nga netët më të rëndësishme të historisë së tij.

Për herë të parë, një boksier shqiptar do të ngjitet në ring për t’u përballur me një prej legjendave të peshave të rënda dhe një nga emrat më të mëdhenj të këtij sporti në shekullin XXI.

Në Xhedah të Arabisë Saudite, me fillim në orën 22:00, Kristian Prenga do të përballet me ish-kampionin e dyfishtë të botës Anthony Joshua. Pavarësisht se Joshua konsiderohet favorit absolut, vetëm fakti që një shqiptar ndodhet në një skenë të tillë përfaqëson një arritje historike për sportin shqiptar. Asnjë boksier shqiptar nuk ka qenë më parë protagonist në një duel të këtij niveli, përballë një kampioni olimpik dhe ish-kampionit të unifikuar të botës në peshat e rënda.

Për Prengën kjo është ndeshja e jetës. Për Shqipërinë, është një moment krenarie.

Të dhënat e përballjes
Anthony Joshua Kristian Prenga
🇬🇧 Britanik 🇦🇱 Shqiptar
36 vjeç 35 vjeç
Lindur më 15 tetor 1989 Lindur më 24 janar 1991, Orosh
1.98 m 1.96 m
Stil ortodoks Stil ortodoks
Rekord: 29 fitore – 4 humbje (26 KO) Rekord: 20 fitore – 1 humbje (20 KO)
Dy herë kampion i unifikuar i botës Kampion WBA-NABA (2023)