Tetovasot – Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gostivarin, ku një vajzë 14-vjeçare ka humbur jetën pas një aksidenti në parkun e qytetit, raporton Tetovasot.

Sipas policisë, më 9 korrik rreth orës 20:20, nga Qendra Mjekësore e Gostivarit është njoftuar se në spital pa shenja jete është dërguar Sh.N. (14) nga Kavadari, me vendbanim në Gostivar, raporton Tetovasot.

Sipas informacioneve fillestare, e mitura kishte rënë nga një luhatëse në park. Ajo u transportua me urgjencë në spital, por mjeku kujdestar në orën 20:55 konstatoi vdekjen e saj, raporton Tetovasot.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e plota të kësaj tragjedie, raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume