Pas reagimeve të shumta lidhur me kërcënimet e raportuara ndaj gazetarit Rami Mislimi, ka reaguar edhe Valmir Aziri, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka theksuar se, pavarësisht debateve dhe mospajtimeve profesionale, ekzistojnë kufij që nuk duhet të shkelen.

“Unë me Ramiun kemi debatuar, jemi kritikuar, s’jemi pajtuar. Ama një vijë të kuqe e kemi ruajtur, respektin për punën e njëri-tjetrit e kemi pasur pikënisje të bisedave, shoqërore e ato zyrtare”, shkruan Aziri.

Ai thekson se ka një kufi që nuk duhet të tejkalohet në asnjë rrethanë.

“Ka edhe një vijë që nuk kalohet. Kodi familjar dhe shenjtëria e tij janë të paprekshëm”, përfundon reagimin e tij Valmir Aziri.

Postimi i tij vjen në kohën kur kërcënimet ndaj gazetarit Rami Mislimi kanë nxitur reagime të shumta nga gazetarë, analistë dhe figura publike, të cilët kanë kërkuar mbrojtjen e lirisë së medias dhe respektimin e dinjitetit të gazetarëve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume