Edhe një “arritje” e BDI-së, një tjetër aktgjykim lirues për Nikolla Gruevskin. Edhe një konfirmim se ndryshimet në Kodin Penal të vitit 2023 u shndërruan në model për shmangien e përgjegjësisë penale. Nuk ishte rastësi që VLEN e pyeti Bujar Osmanin nëse dhe pse ishte takuar me Gruevskin në Budapest. Lidhja e përhershme mes Ahmetit dhe Gruevskit janë mëkatet e tyre të përbashkëta.

Populli shqiptar, edhe dy vjet pasi BDI kaloi në opozitë, ende po i paguan faturat e qeverisjes së saj të korruptuar. Ahmeti, Bujari, Artani, Gruevski dhe Mijallkovi janë simbol i kohës së “Allo naçallniçe”, kur shqiptarët përdoreshin si mish për top në pazaret më të errëta politike.

BDI duhet t’i kërkojë falje popullit shqiptar për veprimet e saj të dëmshme në të kaluarën. Deri atëherë, nuk ka të drejtë të flasë për vlera evropiane dhe drejtësi në vend.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume