Tetovë – Dy gra nga Tetova, M.N. (63) dhe S.N. (32), janë privuar nga liria pasi dyshohet se kanë sulmuar dhe kërcënuar dy punonjëse të Qendrës për Punë Sociale në Tetovë.
Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 12 gusht, pasi S.N. ishte thirrur në Qendrën për Punë Sociale në lidhje me një rast të raportuar më parë për dhunë në familje.
Rreth orës 11:15, ajo ka shkuar në qendër së bashku me nënën e saj, M.N.
Sipas policisë, menjëherë pas mbërritjes, të dyja kanë filluar të sillen në mënyrë agresive ndaj dy punonjëseve, duke i kërcënuar dhe duke tentuar t’i sulmojnë fizikisht.
Policia ka ndërhyrë dhe dy gratë janë ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, policia ka bërë të ditur se ndaj tyre do të dorëzohet kallëzimi përkatës.TS